A ndihmon peshëngritja në humbjen e peshës?

Peshengritja.jpg

Kjo është një pyetje shumë e shpeshtë që në shumë raste edhe I shtyen mbrapa shumë femra kur duan të mirren me këtë.

Cfar ndikimi ka peshëngritja në trupin tonë? A na bën me të vërtetë të zhvilluara deri në atë masë sa ne mund të dukemi si meshkuj?

Këto dhe shumë pyetjeve të tjera do ti përgjigjemi në vazhdim. Lexim të këndshëm!

A të bënë peshëngritja më të rëndë (bulky)?

Peshëngritja apo ndryshe ushtrimi I rezistencës ishte fillimisht më I përdorur dhe I njohur nga meshkujt duke u bazuar në mitin se muskujt do të rriten e zgjerohen tejmase. E vërteta e kësaj qëndron në atë se muskujt mund të krijohen e formësohen përmes peshëngritjes mirëpo është shumë e vështirë të arrihet në pikën ku trupi juaj mund të krahasohet me atë mashkullorë ose të behet ashtu I rëndë(bulky).

Për më tepër, femrat kanë nivel më të ulët të tesosteronit, hormonit që ndihmon në rritjen e muskujve, gjë që prap e  bënë rritjen e muskujve më të vështirë. Faktorët gjenetik, dieta, lloji I trupit, intenziteti dhe mënyra e ushtrimeve janë gjithashtu shumë të rëndesishme në krijimin e muskujve.

A ju ndihmonë peshngritja të humbni peshë?

Për të humbur peshë është e ditur se ju duhet të keni deficit të kalorive gjat gjithë kohës. Kjo mund të arrihet duke ngrënë më pak kalori sesa ju shpenzoni, duke I diegur ato kalori që ju I merrni përmes ushtrimeve ose duke bërë një kombinim mes pakësimit të kalorive dhe shtimit të ushtrimeve fizike.

Peshëngritja ju ndihmon të humbni peshë, po, mirëpo nuk është mënyra më eficiente për ta bërë këtë.

Një ndër mënyrat më efikase për të humbur peshë, është ushtrimet kardio me intenzitet të lartë si vrapimi, noti, qiklizmi ejt.

E mira e peshëngritjes është se ajo ju ndihmonë të ndërtoni masë muskulare. Përmes krijimit të masës muskulore, trupi juaj humb kalori gjatë pushimit mes seteve në ushtrime. Pra ju mund ta vëreni humbjen e peshës por mund të mos vëreni dallim në peshore sepse muskujt janë më të rëndë. Kombinimi I peshngritjeve dhe ushtrimeve kardio është zgjidhja perfekte.

Do të bëheni më të fortë

Një tjetër benefit I peshëngritjes është që ju do të jeni fizikisht më të fortë dhe punët e përditshme do të ju duken më të lehta.  Ngritja e peshave është gjithashtu shumë e nevojshme për zhvillimin e eshtrave sepse sinjalizon stress të përkohshëm në eshtrat tuaja duke I bërë ato më të forta dhe duke larguar rrezikun nga lëndimet.

Do të ju ndihmojë poashtu me sëmundjet kronike dhe me humbjen graduale të masës muskulore që vie si pasojë e pleqërisë. Kombinimi I dy llojeve të ushtrimeve, përmirëson shëndetin e zemrës, mushkërive, qarkullimin e gjakut dhe masën muskulore.

Si të filloni?

Shumica e trainerëve preferojnë ushtrime 3 deri 5 her në javë ku ju duhet të kombinoni peshëngritjen me kardio. Numri I seteve ose përseritjeve varet nga volumi I ushtrimeve, kohës që ju duhet për të pushuar ejt.

Masa muskulore është më e densët se yndyra kështu që ju do të dukeni më të formësuar.

Ushtrimet më të shpeshta nuk janë gjithmonë më të mira sepse kualiteti I atyre ushtrimeve është më I rëndësishem sesa kuantiteti. Mund të ushtrosh edhe 2 3 herë në javë e të arrish rezultate të mrekullueshme, duhet vetëm fokusim dhe vendoshmëri.

Një kombinim ushtrimesh mund të duket kështu:

E Hënë:

Pjesa e lartë e trupit (ushtime për gjoks, duart dhe shpina)

E Martë:

pushim nga peshëngritja e me ushtrime kardio ( qiklizëm, vrapim, ecje apo not)

E Mërkurë:

Ushtrime për pjesën e poshtme të trupit (Këmbët, vithet )

E Ejte:

Përseritet diqka nga ushtrimet kardio

E Premte:

Kjo le të jetë opsionale dhe zgjedhja e juaj. Ose pjesën e lartë ose të poshtmen të trupit e ushtroni.

E Shtunë:

HIIT cardio ose ushtrime me intensitet të lartë

E dielë:

Le të jet pushim aktiv për të vazhduar tutje me të Hënën