Karbohidratet janë temë në shoqërinë tonë tash e një kohë të gjatë. Të mbashë dietën ketogjenike është e vështirë duke e ditur se do të duhet të jeni shumë strikt kur vie te përdorimi i tyre në ushqimin tuaj të përditshëm.
Po çfarë është në të vërtetë cikli i karbohidrateve, si mund të funksionoj dhe pse kjo do te jetë dieta e preferuar e cdo personi, do të ju tregojmë në vazhdim.
Cka është Cikli i Karbohidrateve
Cikli i karbohidrateve është një lloj diete, me anë të së cilës, ju do të mund të hani ushqimet tuaja të preferuara, në ditë të caktuara (por prap me mase) e në ditët e tjera, konsumimi i tyre do të zvogëlohet dukshëm. Disa persona, kontollojnë marrjen e karbohidrateve në baza ditore ndërsa shumë të tjerë e ndajnë atë duke mos konsumuar shumë karbohidrate në ditët kur nuk ushtrojnë, mesatarisht në ditët kur nuk do të ushtrojnë me pesha të rënda dhe më shumë kur ju duhet të shpenzojnë më shumë kalori brenda ditës.

Si funksionon ky Cikel i karbohidrateve?
Ne pergjithesi, permes ciklit te karbohidrateve, ne e manipulojme organizmin tone. Duke pasur sasi te caktuar te ushqimit me karbohidrate cdo dite, trupi jone nuk arrin te adaptohet ne nje gjendje stabile, si p.sh ne shume dieta qe pas nje kohe nuk funksionojne me ose nuk ju japin rezultatet e deshiruara sepse ne duhet te ushqehemi me gjerat e njejta gjithmone.
Sasia e proteines ne kete diete, nuk ndryshon. Ne ditet kur ju do te keni me pak karbohidrate, ajo energji do te duhet te zavendesohet me yndyrera.
Kjo diete pra, bazohet ne idene e manipulimit me karbohidrate dhe me insolinen ne gjak. Ditet me pak karbohidrate e ndihmojne ndjeshmerine ndaj insolines e cila eshte vitale per mbajtjen e shendetit.
Shume njerez e dojne me shume kete diete per shkak te fleksibilitetit te karbohidrateve dhe llojshmerise te ushqimeve brenda saj dhe mund te jap rezultate afategjate sa i perket humbjes se peshes dhe mbajtjes se saj.
Sic u permend edhe me lart, cikli i karbohidrateve ka disa lloj benifite duke perfshire: rregullimin e insolines, ndikon ne humbje peshe, permireson koleserolin dhe metabolismin tone. Perveq kesaj, ditet me shume karbohidrate ndikojne mire ne rregullimin e hormoneve si p.sh Teroideve, tezosteronin dhe hormonin leptin. Duke e ditur se hormonet kane rol kyq ne humbjen e peshes, kjo diete do te ishte ideale
Nje jave me Ciklin e Karbohidrateve do te dukej keshtu:
e Hene/e Ejte: Low Carb Day (Pak karbohidrate) 30gr
e Marte/e Premte: Moderate Carb Day (Mesatarisht) 70-100gr
e Merkure/e Shtune: High Carbs (shume karbohidrate) 100-150gr
te Dielen mund ta merrni si Moderate Carbs day. Gjate ketyre diteve duhet te keni kujtesi si thash edhe me lart, kur keni me pak karbohidrate, ato i zavendesoni me yndyre dhe jo me proteina, proteina mbetet gjithmone e njejt.