Dieta 3 ditore – Smothie per Detoksim

Dieta 3 ditore - detoks smothie

Cfarë është në të vërtetë kjo dietë? A na ndihmon të humbim peshë? A ja vlen barra qëranë? Këto pyetje ja bëra edhe unë vetes derisa e provova vet. E vërteta është se kjo dietë ka të bëj më së shumti me pastrimin e organizmit nga toksinat e ndryshme por ama edhe humbet peshë.

Humbja e peshës gjatë kësaj diete është si rezultat I deficitit të kalorive. Ne do të marrim më pak kalori sesa do të shpenzojmë dhe si rezultat I kësaj do të humbim peshë. Përveq kalorive ne do të kemi edhe deficit të karbohidrateve dhe do të humbim ujin që e kemi në trup.

Trupi jonë detoksifikon cdo ditë, sidocoftë, ndonjëherë ne e humbim mendjen dhe nuk llogaritim atë që po e fusim në të. Hamë sheqerna të ndryshme, ushqime të përpunuara e karbohidrate të rafinuara të cilat pastaj nuk arrijnë të përpunohen dhe të largohen komplet nga trupi jonë.

Mbajtja e kësaj diete për vetëm 3 ditë nuk përbën ndonjë rrezik për organimin tonë edhe pse është me pak kalori e karbohidrate. Gratë shtatëzëna apo gji-dhënëse nuk preferohet ta përdorin kërë dietë përfshirë personat që kanë probleme me diabet. Këta të fundit duhet të konsultohën me mjekun para se të vendosin ta mbajnë detox dietën.

Koha më e mirë për të mbajtur këtë dietë, do të ishte në vikend sepse do të keni më shumë kohë për tu koncentruar dhe për të analizuar atë që dëshironi ta hani këto ditë. Mund të filloni të premtën dhe të vazhdoni në vikend ose të filloni në vikend e deri të hënën.

Cfarë duhet të hamë gjatë këtyre ditëve?

Si te ushqehemi per tu detoksuar

Sic u tha edhe më lartë, gjatë kësaj dietën duhet të përdoren më shumë ushqime të cilat detoksifikojnë dhe pastrojnë organizmin. Cka përfshihet këtu? Në këtë rast, si rregull I parë, ne duhet ti ndalojmë mishrat, ushqimet e përpunuara, ushqimet e gatshme dhe gjërat që na bëjnë të ndihemi të ngopur e të fryrë.

Për një rezultat më të mirë, ju duhet të zavendësoni të paktën 2 vakte ushqimore me smoothie apo miks pemë e perimë të bluara. Sigurohuni që ti hani smoothies me pemët që I doni por të përzini edhe ndonjë trangull, spinac, lakër Kale, selino apo edhe karrota.

Si mesvakt mund të përdorni arra, badema, fara luledjelli, fara kungulli,  fara chia etj të cilat përmbajnë shum fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e organizmit shumë. Në vend të produkteve të lopës, përdorni qumësht Bademi apo kokosi. Sigurohuni të hani pemët dhe perimet tuaja të freskta. Preferohet gjithashtu që mëngjesin ta nisni me pak ujë të vakët me limon mirëpo, nese nuk mund ta përdorni ashtu, provojeni me fara chia ( ne 1 gotë me ujë vendosni një lugë të mesmë të farave Chia dhe lereni gjithë natën. Në mengjes e pini sapo të zgjiheni). Si opsion I fundit mund të jetë një përzirje e këtyre të dyjave duke shtuar edhe pak xhenxhefil.

Përdorni yndyrna të shendetshme si vaji I ullirit, avocado, vaj kokosi ose faj I farave. Mos I kaloni vaktet ushqimore, hani vaktet kryesore gjithmonë. Bëni mirë edhe të ecni nese nuk mund të mieeëni me fitnes apo ushtrime të tjera. Ecja gjithashtu do ta aktivizoj organizmin tuaj dhe do të ju ndihmoj të humbisni peshë.

Para se të ju a tregoj disa recepta për detoksifikim, të ju tregoj edhe dicka. Thuhet se dijeta duhet të mbahet në të tri ditët njësoj mirëpo unë I ndryshova dhe gjithsesi arrita ti humbas 2 kilogram. Jo që desha ti ndryshoja po sepse nuk kisha informata të mjaftueshme se si duhet të veproj.

Pra, zgjithni detoks pijet që ju pëlqejnë dhe pastaj të njetat pije bëni në tri ditët e kërkuara.

Recepta e parë:

Mëngjesi :

1 gotë (e mesme) me qumësht bademi

1 lugë gjelle me fara chia

1 banane

1 grusht gjethe spinaqi

2 lugë gjelle lëng limoni

Dreka:

Pije e përbërë nga

1 gotë qumësht bademi

2 fleta selino

1 trangull

1 gjethe lakër Kale

Gjysëm molle të gjelbërt

Gjysëm limoni të shtrydhur

Darka:

Gjysëm gote uj kokosi,

Gjysëm gote boronicë

Gjysëm gote malina

¼ avocado

1 lugë gjelle me fara liri.

Unë personalisht këtë pijen e drekes e zavendësova sepse nuk më pëlqente. Në vend të saj përdora:

1 kivi

1 banane

¼ ananas

2 fleta selino

1 gotë me spinaq

1 gotë ujë.

Një receptë tjetër e dietës mund të jetë kështu:

Sapo të zgjoheni pini një gotë me ujë të vakët e limon

receta per detoks smothies

Mëngjesi :

Pije me spinaq dhe me dhe me fara kungulli

Mesvakti: nje mollë me 10 badema

Dreka : pije me lakër kale dhe me mollë

Mesvakti tjetër: 1 dardhë me 10 arra

Darka : rizoto me quinoa dhe asparagus

Para gjumit: pini qaj kamomil me limon dhe mjaltë të pastërt

Dietë tjetër:

Mengjesi :

2 grejpfruta

4 karrota

¼ e gotës me ujë kokosi

1 copë e vogël xhinxher

Dreka:

Sallatë me avocado

Këtu mund të përfshini:

Avocado, lakër, tranguj, domate, qepë, vaj ulliri dhe uthull të balsamuar

Darkë:

Supë vegjetariane

2 karrota

3 fleta selinoje

Majdanoz të freskët

2 gota më lëng të supës

Krip dhe biber të zi.

Për fund do ti ndaj me juve edhe disa ide të tjera për detoks pije disa prej të cilave I kam provuar edhe vet.

Pije më qokollatë dhe me banane:

1 banane

10 badema

1 gotë qumësht bademi

1 gotë me jogurt grek dhe 1 luge me kakao pluhur

Dredhëza dhe banana, pije e mëngjesit

Gjysëm gote dredhëza

1 banane

1 gotë me spinaq

Gjysëm gote qumësht bademi

1 lugë gjelle me ekstrakt vanille

Smothie te ndryshme e te shendetshme

Shake me kokos dhe mango

2 lugë me fara chia

½ luge me ekstrakt vanilla

1 gotë me qumësht kokosi

½ gotë me mango (të freskëta ose të ngrira)

½ lugë me kokos (opsionale)

Kivi me spinaq

2 kivi

½ gotë spinaq

1 lugë me lëng limoni

Pakëz krip

Detoks pije me rrush

½ gotë me rrush të kuq

¼ gotë banana

4 badema

¼ gotë me malina

Pak krip

Pije me xhinxher

1 copë të vogël rrënjë xhinxheri

1 portokall

1 kivi

1 gotë me rrush të gjelbërt

Gjethe mente

Pak krip

Pije me ananas dhe banana

1 gotë me ananas

1 banane

1 mollë të gjelbërt

2 gota me spinaq

1 gotë ujë

Pije me mollë dhe manaferra

Pije me mollë dhe manaferra

1 gotë më përzirje të dredhzave, boronicave dhe malinave

1 mollë të madhe

2 gota spinaq

1 gotë ujë ( mund të përdorni edhe qumësht Bademi)

Këto janë vetëm disa nga mijëra opsionet dhe zgjedhjet e pijeve detoks që mund ti gjeni dhe ti përdorni. Personalisht në vend të një gote me spinaq, kam përdorur spinaq të ndrirë I cili ka qenë I ndare në kube. Përveq gjërave të tjera, edhe e bënte pijën më të ftoht.

Gjithashtu, për ta bërë pijen më të ftoft, opsion tjetër mund të jenë copat e akullit te futura në blinder dhe të bluara bashk me të gjitha pemët e perimet e tjera.

Kjo dietë perdoret më së shumti për ta pastruar organizmin dhe pastaj për të filluar ndonjë dietë tjetër me të gjatë dhe me strikte. Idea e kësaj ishte sic u cek, një spastrim total I organizmit para se të fillohet më dicka më afatgjatë e më efektive.