Dieta Braziljane – Humbni 10 kilogram në dy javë !
Të gjithë ju lakmojmë femrave braziljane për trupat dhe format që I kanë. Kohëve të fundit sidocoftë, shumë prej tyre po përfundojnë obez si shkak I ushqimeve të shpejta dhe pijeve të gazuara të cilat po I përdorin gjithë kohën dhe pa ndalur. Nutricionist dhe doctor të ndryshem u mblodhën së bashku dhe si rezultat gjithqka që ata bënë dhe vendosën ta shpërndajnë, ishte ideja e përgatitjes së ushqimit në shtëpi dhe ruajtja e traditave të tyre.
Ministria e shëndetit në Brasilit krijoj një lloj libri me udhëzime për ruajtjen e shëndetit e që njihet si një ndër më të mirët në botë. Ndër pikat kryesore të kësaj libre janë :
Mbi ushqimet e plota ( me mjell të bardhë, pastat, orizi etj ) : “Bëni ushqime natyrale ose të përpunuara minimalisht bazën e dietës tuaj. Ushqime natyrore ose të përpunuara minimalisht, në shumëllojshmëri të madhe, kryesisht me origjinë bimore, janë baza për dietat që janë ushqyese, të shijshme, të përshtatshme dhe që mbështesin sistemet ushqimore të qëndrueshme shoqërore dhe mjedisore “.
Për kripën, yndyrën dhe sheqerin: “Përdorni vajra, yndyrna, kripë dhe sheqer në sasi të vogla për ushqim dhe në përzierjen dhe krujimin e ushqimeve të shijshmë. Përderisa ato përdoren me sasi të vogla në kuzhinë, vajrat, yndyrnat, kripa dhe sheqeri mund të kontribuojnë në dietat e larmishme dhe të shijshme pa i bërë ato të pabilancuara. “
Për ushqime të peocesuara: “Për shkak të përbërësve të tyre, ushqimet ultra të përpunuara – të tilla si ushqimet e paketuara, pije joalkoolike dhe petëza të menjëhershme – janë të pabalancuara nga ushqimi. Si rezultat i formulimit dhe paraqitjes së tyre, ata tentojnë të konsumohen në masë të tepërt dhe të zhvendosin ushqimet e përpunuara natyrore ose minimale. Mjetet e tyre të prodhimit, shpërndarjes, marketingut dhe kulturë, e dëmtojnë jetën shoqërore dhe mjedisin …. Ushqimet e përpunuara janë formuluar dhe paketuar që të jenë të gatshëm të konsumohen pa asnjë përgatitje. Kjo i bën të panevojshme ushqimin dhe ndarjen e ushqimit në tryeza. Ushqimet e përpunuara mund të konsumohen në çdo kohë, kudo, shpesh kur argëtohen ose kur punojnë, ecin në rrugë, ngasin ose flasin në telefon”.
Thjesht gjithqka që ata kërkonin ishte që rinia të ketë për bazë ushqimin tradicjonal e të freskët, para atij të përpunuar.
Dietat Braziliane
Të gjitha duam ta arrijmë atë formë ideale dhe ato forma perfekte por jo gjithmonë e kemi motivin dhe dëshirën për të hequr dorë nga gjërat që na pëlqejnë dhe I hajmë me shumë dëshirë di p.sh ëmbëlsirat, cokolladat, qipsat, kola e gjëra të tilla.
Braziljanët kanë dy dieta të cilat faktikisht mund të shfrytëzohen për të humbur peshë më shpejt dhe në mënyrë efikase. Të dyjat janë 14 ditore.
E para për të humbur deri 10 kilogram Brenda këtyre dy javëve, duket kështu :
Dita e Parë
Mëngjesi: 1 portokalle dhe 1 banane, të shoqëruara me një gotë lëng portokalli.
Mesvakti : 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur ose të zezë
Dreka: 100 gr peshk i zier dhe e shoqëruar me 1 sallatë perimesh mikse.
Darka: 1 portokall dhe 1 banane të shoqëruara me një gotë lëng portokalli.
Para gjumit: 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Dita e Dytë
Mëngjesi: 1 ose 2 vezë të ziera jo plotësisht, të shoqëruara me një gotë lëng molle.
Mesvakti: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Dreka: 100 gr mish i zier, 2 patate të ziera dhe 1 sallatë jeshile.
Darka: 200 gr peshk i zier, 1 vezë shumë e zier, sallatë jeshile dhe një tas me bizele të ziera.
Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur integrale ose të zezë.
Dita e Tretë
Mëngjesi: 1 filxhan qumësht pa yndyrë dhe 1 fetë buke të thekur integrale ose të zezë.
Mesvakti: 100 gr djathë pa yndyrë.
Dreka: 100 gr oriz i zier i shoqëruar me sallatë perimesh (me lakër të freskët, një limon dhe një lugë gjelle majdanoz të grirë imët).
Darka: 100 gr mish të zier e shoqëruar me sallatë jeshile dhe 1 mollë.
Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur integrale ose të zezë.

Dita e Katërt
Mëngjesi: 2-3 ananas të shoqëruara me 1 gotë lëng ananasi.
Mesvakti: 1 gotë lëng ananasi dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Dreka: 100 gramë mish i zier, 1 fetë djath i bardhë dhe 1 portokalle.
Darka: 2 patate të ziera të shoqëruara me sallatë karrote të grira me pak vaj ulliri.
Para gjumit: 1 gotë lëng ananasi dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Dita e Pestë
Mëngjesi: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Mesvakti: 1 mollë dhe 1 portokalle.
Dreka: 150 gr peshk i zier të shoqëruara me sallatë karrote të ziera.
Darka: 1 pjatë supë perimesh, 1 pjatë krem supe me kërpudha ose supë peshku dhe 1 fetë buke integrale.
Para gjumit: 1 gotë lëng portokalli dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë.
Dita e Gjashtë
Mëngjesi: 1 gotë lëng molle dhe 1 fetë buke të thekur, integrale ose të zezë
Mesvakti: 1 sallatë me panxhar të zier me pak vaj perimesh.
Dreka: 1 pjatë supë perimesh, (sipas dëshirës mund të përdorni supë me kërpudha apo supë peshku) dhe 1 fetë buke integrale.
Darka: 100 gr kërpudha të fërguara të shoqëruara me sallatë perimesh mikse.
Para gjumit: 1 gotë lëng molle dhe 2 biskota.
Dita e Shtatë
Mëngjesi: 1 banane dhe 1 filxhan kafe rrush të thatë.
Mesvakti: 1 gotë lëng karrote dhe 1 fetë buke integrale.
Dreka: 100 gr mish i kuq i zier i shoqëruar me sallatë me lakra të freskëta dhe lëng limoni.
Darka: 1 pjatë supë perimesh, (ose supë me kërpudha) e shoqëruar me fruta dhe sallatë jeshile.
Para gjumit: 1 gotë me lëng molle dhe dy fiq të thatë.
Dieta tjetër parasheh humbjen e diku 5 kg Brenda këtyre dy javëve. Nuk mund të thuhet se është shumë e shëndetshme por në anën tjëtër, asnjë dietë e shpejt nuk është e shëndetshme. Nuk sygjerohet ta mbani nëse keni probleme shëndetësore.

Dita e parë:
1 vezë, 1 gotë kafe pa asnjë ëmbëlsues dhe një mollë. Kjo menu pastaj do të përdoret edhe për drekë e darkë.
Dita e dytë:
Të përsëritet menyja e ditës së parë.
Dita e tretë:
Mëngjesi : dy vezë
Dreka : 100 gram misht të kuq pa yndyrë të zier me spinaq
Darka : një mollë
Dita e katërt:
Mengjesi: një vezë
Dreka : 100 gram peshk I zier me pak yndyrë
Darka : dy vezë dhe një gotë kafe pa ëmbëlsues
Dita e pestë:
Mengjesi : një vezë dhe një kafe pa ëmbëlsues
Dreka : 2 vezë dhe një domate e madhe
Darka : 100 gram peshk I zier me pak yndyrë dhe me perime.
Dita e gjashtë:
Mengjesi : një vezë dhe kafe pa ëmbëlsues
Dreka : 100 gram mish të kuq të zier me pak yndyrë dhe një trangull
Darka : 100 gram mish I zier I pulës pa lëkurë dhe një kafe me një lugë mjaltë
Dita e shtatë:
Mëngjesi : një gotë kafe me një lugë mjaltë, një vezë
Dreka : 100 gram pulë e zier pa leskurë dhe perime
Darka : prap 100 gram pulë e zier me perime, një mollë dhe një kafe me një lugë mjaltë.
Javën e dytë do të përsëritet e njejta meny. Pini shumë ujë gjatë dietës sidomos para se të hani. Një orë më pas nuk preferohet të pini ujië.