Keto Dieta – Pse ta mbajmë dietën ketogjenike?

Cfarë është dieta ketogjenike?

Të mbash dietën ketogjenike do të thot të heqësh dorë nga karbohidratet me shumicë të madhe. Organizmi juaj gjatë kësaj diete do të arrij gjendjen e ketozës. Cfar do të thot kjo? Kjo do të thotë që trupi juaj gjat ushtrimeve ose aktiviteteve të ndryshme, do të djeg yndyrë në vend të energjisë.

Kur ushqehemi me shum karbohidrate, trupi prodhon glukozë dhe insulin. Kur glukoza është primare në shpenzim të energjisë, yndyrnat janë të panevojshme dhe kështu ato mblidhen dhe ruhen.

Mëlçia prodhon ketone nga yndyra. Keto ketone pastaj shërbejnë si burim i yndyrës në të gjithë trupin, veçanërisht për trurin. Truri është organ që hargjon shumë energji, është gjithmonë I uritur, kështu që përmes ketozës, energjia do të shpenzohet në masë te madhe edhe nga truri sepse aj nuk mund të mbijetoj vetëm me yndyrë, I duhet patjetër glukoza (sheqernat e ndryshme)

Në ditët tona normale, energjia mirret dhe hargjohet nga sheqernat që ne I fusim në trupin tonë. Po e ndaluam futjen e atyre sheqernave në trup, organizmi jonë automatikisht do të filloj të djeg yndyrën gjatë gjithë kohës. Si rezultat I kësaj në do të humbasim peshë në mënyrë drastike, që nga momenti kur insulina në gjak zbret.

Kjo është shumë e mirë kur dëshironi të humbisni peshë mirëpo ka edhe benifite të tjera sic janë ngopja dhe energjia më e madhe. Kjo ju mbanë më të fokusuar. Organizmat tanë adaptohen shumë leht ndaj asaj se qka fusim në trup. Po e ngarkuam me yndyrë më shumë e I largojmë karbohidratet,fitohet gjendja e ketozes dhe si burim kryesorë I energjisë do të mirret yndyra.

Benifite tjera të dietës ketogjenike

Sic u cek tashmë disa herë, duke e mbajtur këtë dietë, ne I largojmë sheqernat nga trupi. Kjo ka benefite të mëdha sidomos nese keni problem me sheqer në gjak. Nëse keni fituar vecse tipin 2 të diabetit, duhet ta konsideroni këtë dietë me shumë seriozitet sepse pas shume studimeve, ka rezultuar shumë më e susksesshme sesa dietat e tjera.

Shumë njerëz të tjerë e perdorin dieten ketogjenike për ti ndihmuar ne fokusim. Në Keto, truri ska nevojë për karbohidrate dietike. Ai është I mbushur 24/7 me ketozë, një shtytës shumë I rëndësishëm I tij

Ndër benifitet e tjera mund të quhet edhe stomaku I qetë. Si rezultat I kësaj, do të keni më pak gazra, më pak ngarkesë, dhembje dhe tretje më të mirë. Duke i dhënë trupit tuaj një burim energjie më të mirë, do të ndjeheni më energjik gjatë ditës. Yndyrnat janë më efektive si lëndë djegëse.

Për më tepër, yndyra është natyrisht më e kënaqshme dhe përfundon duke na lënë në një gjendje të ngopur për më shumë kohë

Që nga viti 1920’, dieta ketogjenike është përdorur për shërimin ose lehtësimin e epilepsisë tek fëmijët. Gjatë kësaj kohe, kanë përfituar edhe të rriturit. Përdorimi I dietës ketogjenike ka ndihmuar në reduktimin e hapave epileptic.

Një studim tjetër është bërë kundër kancerit duke zvogeluar mundësin e tij dhe sëmundjes së Parkinsonit ku u përdor si ilaq eksperimental.

Si të hyjmë në ketozë?

Ka disa mënyra për të hyrë në ketozë sic janë:

Si fillim mospërdorimi I karbohidrateve. Një dietë strikte ketogjene parasheh 20gram karbohidrate në ditë. Duhet të keni kujdes dhe të dini se një banana mesatare përmban rreth 27gram karbohidrate. Në të shumtën e rasteve mbajta strikt e dijetës mjafton mirëpo ja edhe disa opsione tjera.

Mos e teproni me proteina. Dieta ketogjenike është më e lartë në proteina mirëpo edhe kjo duhet të përdoret me masë. Mos hani kur nuk jeni të uritur.

Hani mjaft yndyrna, fleni mjaftueshëm dhe shtoni ushtrimët.

Cka të hamë në këtë dietë?

Pyetja më e sakt do të ishte cfar të hahet ty? Po, mund të hani te gjitha llojet e mishit e perimeve. Mund të krijoni vet një dietë me gjërat që ju shijojnë më shumë dhe pastaj të filloni e ti praktikoni. Sa më strikt të jeni me karbohidrate, aq më shumë do të humbni peshë.

Ju duhet të largoheni nga karbohidratet që permbajnë pemët, farat e ndryshme dhe produktet e qumështit. Mos hani karbohidrate të rafinuara si Buka, makaronat, drithërat, patatet, fasulet ose frutat. Mund të hani me masë avokado dhe disa fruta që nuk përmbajnë shum sheqerna.

Ushqimet e preferuara në dietën ketogjenike janë si në vazhdim:

dieta ketogjenike, ushqimet e duhura

Ushqimi I detit. Peshqit, salmoni e butaku (Shellfish) janë shumë të pasur me vitamina B dhe nuk kanë karbohidrate. Edhe këtu duhet të keni pak kujtes se qfat lloji te butakeve hani. Karkalecat nuk kanë karbohidrate mirëpo disa tjera mund të kenë. Salmoni, sardiët dhe shkumbrit kanë shum yndyrë dhe përmbajnë omega 3, gjë që ndihmon në uljen e insulinës në gjak.

Kaqkavalli – është edhe I shijshëm edhe I shëndetshëm.

Ka qindra lloje të djathit/kaqkavallit dhe fatmirësisht të gjitha janë me pak karbohidrate e me më shumë yndyrë, që I përshtatet kësaj diete në mënyre perfekte.

Vezët

Vezët janë një nga ushqimet më të shendetshme dhe të përdorura në botë.

Një vezë e madhe ka më pak se 1 karbohidrat dhe rreth 6 proteina, gjë që e bën ideale për këtë lloj diete. Përmes hormoneve që gjinden në vezë, njenja e mushjes ndihet më shpejtë.

Jogurti grek dhe gjiza

Edhe pse përmbajnë pak karbohidrate, prap se prap mund të përdoren në dietën ketogjenike. Që të dyja kanë provuar të jenë të suksesshmë në uljen e apetitin dhe e shpejtojnë ndjenjen e ngopjes.

Perimet pa karbohidrate

Shumë perime nuk përmbajnë fare ose kanë shum pak karbohidrate sidoqoftë, po përdorët patate ose panxhar, gjith dita juaj pa karbohidrate do të shkoj huq.

Spinaqi ose larkrat përmbajnë vetëm 1kram karbohidrate në 1 gotë gjithsej.

Perimet janë të pasura me antioksidantë që sjellin shumë të mira në trupin tonë. Brokoli, lulelakra e lakrat e gjelbëerta, kanë rezultuar në ulje të rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Për më tepër, lulelakra mund të përdorët në vend të pureve të patateve.

Avokadot

Avokadot janë shumë të shëndetshmë.

Avokadot janë të pasura me vitamina dhe minerale përfshirë kaliumin, për të cilin shumë njerëz vuajn dhe kanë mungesa.

Mishi I kuq dhe I shpezëve.

Mishi I kuq dhe I shpezëve nuk kanë karbohidrate dhe konsiderohen si ushqime kryesore e të nëvojshme në dietën ketogjenike. Janë burim I pasur I proteinave, të cilat ndihmojnë mbajtjen e masës muskulore.

Vaji I kokosit

Ky vaj ka shumë përparsi dhe është I nevojshëm. Në fillim ai është përdorur për të ngritur nivelet e ketozës në njerzit me sëmundjen e Alzajmers dhe cregullime te trurit apo sistemit nervor.

Ky vaj mund gjithashtu ti ndihmoj të rriturit obezë të humbn peshë dhe dhjam rreth barkut. Në një studim, meshkujt të cilët kanë ngrënë 2 lugë vaj gjdo ditë, kanë hequr rreth 2.5cm mesatarisht në fundit e barkut të tyre, pa dieta tjera.

Vaji I ullirit

Ka benifite të mrekullueshme për zemrën. Është I pasur me acid oleic I cili në shumë studime ka rezultuar I suksesshëm për të zvogeëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Si burim I pastërt I vajit, ulliri nuk përmban karbohidrate. Është bazë idela për sallata dhe majonez të shëndetshëm.

Arrat dhe farat.

Janë të shëndetshmë sepse kanë me shumë yndyrna sesa karbohidrate. Përndryshe kanë edhe fibra më shumë dhe ju bënë të ndjehëni të ngopur e të mos konsumoni më shumë kalori në përgjithësi.

Manaferrat

Shumica e pemëve kanë shumë karbohidrate për këtë dietë, por jo manaferrat. Kanë më shumë fibra dhe antioksidantë.

Manaferrat kanë 10 karbohidrate total në 100 gram

Boronicat 12 karbohidrate për 100 gram

Mjedrat kanë 6 karbohidrate për 100 gram dhe,

Dredhëzat kanë 6 karbohidrate për 100 gram.

Margarina ka yndyrë të shëndetshmë që përdoret në dietën ketogjenike.

Ullinjët kanë të njejtat benifite si vaji I ullirit, vetëm se mirren direct.

Caji dhe kafja pa sheqer.

qokollada e zeze dhe kafja ne keto

Janë shumë të shendetshme e pijë pa karbohidrate. Ato permbajnë kafeinë, që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Në fakt, është vërtetuar se kafja dhe caji kanë rol të madh në resutimin e diabetit. Kush pinë shumë caj e kafe, ka më pakë mundësi të fitoj diabetin.

Qokollada e zezë dhe kakao.

Janë burime të shëndetshme të antioksidantëve. Qokollada e zezë mund të përdoret në dietën ketogjenike por është e rëndësishme të përmbajë 70% ose më shumë kako.

Për fund edhe njëherë, dieta ketogjenike përdoret për të humbur peshë, për kontrollin e shtypjes së gjakut e disa benifiteve tjera shëndetësore. Fatmirësisht përmban lloje të ndryshme të ushqimeve të shishme, të cilat nuk e kalojnë nivelin e kërkesës së dietës.

Për ta përmbëledhur gjithë këtë, përdorni këto 16 ushqime në baza ditore.