Mezomorfët janë një ndër tri llojet e organizmit të prezantuara nga psikologu dhe shkenctari William Shelldon në 1940. Ndër to janë edhe Endomorfët dhe Ektomorfët.
Endomorfët kan strukturë më të gjerë trupore, shtojnë peshë më lehtë dhe e kan më të vështirë humbjen e asaj peshe kurse Ektomorfët shquhen si më të gjatë, më të dobët dhe me vështirësi më të mëdha për të shtuar peshë. Mezomorfët në anën tjeter, kanë strukturë mesatare të eshrave dhe janë më muskuloz për nga natyra.
Kushti I parë I humbjes së peshës së padëshiruar dhe arritja e formës ideale, është njohja e llojit të organizmit tënd. Disa njerëz mund të kenë edhe organizëm të perzier. Ndër ta janë ekto-endomorfët, që zakonisht kanë trup në formë të dardhës. Ata kanë pjesën e lartë trupore më të dobët e dhjamin e mbajnë në pjesën e poshtme të trupit.
Në anën tjeter endo-ektomorfët kanë formë të mollës. Masën dhjamore e ruajnë në pjesën ë lartë të trupit mirëpo kanë këmbë e kofshë më të dobëta.
Ky artikull në vazhdim do të ju dedikohet Mezomorfëve.
Cka do të thot të jesh mezomorf?
Sic u cek edhe më lartë, mezomorfët kanë një structurë mesatare të eshtrave. Shquhen si më muskuloz, me shpatulla më të gjera e me bel të hollë. Në të shumtën e rasteve ata kanë nivel të ulët të yndyrës trupore, shtojnë dhe heqin shumë më lehtë kilogram. Ky lloj I organizmit është shumë më I përshtatshëm për ndërtim muskulor (BodyBuilding) duke e e pasur më të lehtë kontrollimin e peshës.
Ushtrimet dhe Fitnesi
Meshkujt dhe femrat me këtë lloj organizmi, e kanë të lindur të qenurit më në formë por kjo sdo të thot se mund të hanë cfarë të dojnë. Arritja e suksesit kërkon një kujdes dhe dijetë të mirëfilltë duke I paraprirë edhe ushtrimeve, për ta mbajtur trupin në formë. Po, ata kanë një fizik më të mirë por kanë edhe tendencë të shtojnë peshë lehtë! Kujdesi nuk është kurr I tepërt dhe është I nevojshëm.
Për një Mezomorf, regjimi I balancuar mes ushtrimeve Kardio dhe peshëngritjes(duke filluar me pesha te mesme e për të vazhduar te të rëndat, në mënyrë që të stimulohet rritja e muskujve) është shumë I rekomanduar.
Përfshirja e ushtrimeve në kohën e njejtë në rutinë tuaj do t’ju ndihmojë të rrisni intensitetin në mënyrë që të merrni rezultate mahnitëse. Provoni kombinimin e kardios me peshë trupore me ushtrimet e peshëngritjes për të arritur ndërtimin e muskujve / përfitimet e djegies së yndyrës të gjitha përnjëhërë.
Pra, kardio është pjesë shumë e rëndësishmë për ndalimin e shtimit të pjesës dhjamore në trup për mezomorfët. Duhet të provoni të bëni kardio të paktën tri herë në javë me intenzitet të mesëm. Ushtrimet preferohen të zgjasin nga 30 deri në 45 minuta, gjë e cila me humbjen e masës dhjamore mund edhe të zvogëlohet.
Krahas vrapimit, notit e bicikletës do të ishte mire të përfshihen edhe ushtrimet me intenzitet të lartë (HIIT) per djegien e dhjamit me masa më të mëdha. High Intensity Interval training apo ushtrimet me intenzitet të lartë dhe me intervale janë ushtrime të cilat perfshijnë vrapin me intervale e me intenzitet pak më të lartë duke e detyruar kështu trupin të djersin më shumë e të shkrij dhjam.

Dijeta ideale për Mezomorfët
Lajmi I mirë për mezomorfët është që trupi juaj përgjigjet mirë ndaj ushqimit të shëndetshëm. Ky lloj organizmi ka tolerancë mesatare në karbohidrate kështu që ato mund të përdoren për ushtrime dhe regjenerim të muskujve.
Nevoja për kalori në organizmin e mezomorfëve është pak më I lartë sesa tek të tjerët për shkak të masës së tyre muskulore. Muskujt janë më të rëndë sesa dhjami, për këtë shkak kërkojnë më shumë kalori për ti mirëmbajtur ata.
Duke ditur se të gjitha llojet e trupit kanë nëvojë për karbohidrate, kalori e proteina, është vërejtur se mezomorfët përgjigjen më mirë në dijeta me shumë proteina. Është zbuluar se trupi I tyre përgjigjet më së miri kur piata e tyre është e ndarë në 3 pjesë: një e treta proteina, një e treta e me perime (ose pemë) dhe një e treta e fundit me yndyrna të shëndetshme.
Përfshirja e një pjese të vogle të proteinave në cdo servim ndihmon në rigjenerimin dhe ndërtimin e muskujve. Burime shumë të mira të proteinave kanë Vezët, mishi I bardhë I pules, mishi I gjelit të detit, peshku, fasulet, jogurti grek e proteina pluhur.
Karbohidratet janë njësoj të rëndësishme duke e ditur se trupi kërkon glukozë për prodhim të energjsë dhe rigjenerim të muskujve pas ushtrimeve. Mezomorfët duhet të përziejnë zgjedhjen e tyre të karbohidrateve për të përfshirë perime, pemë, oriz kafe e tërshërë. Këto karbohidrate përmbajnë fibra që e mbajnë barkun plot së bashku me antioksidantë që ndihmojnë ripërtrimin e muskujve të lodhur nga ushtrimet. Zgjedhni pemë dhe përime sezonale shumëngjyrëshe dhe sigurohuni të jenë organike.
Një plan ushqimorë për mëzomorfët mund të duket kështu :
Vakti I 1: tas me drithëra, 2% qumësht, banane
Vakti i 2: Arra në kos të thjeshtë me muesli, mollë
Vakti i 3: Makarona integrale me gjoks pule dhe perime të përziera
Vakti i 4: Snack bar, banane
Vakti I 5: Brokoli, peshk i bardhë i pjekur në skarë, oriz ngjyrë kafe, karrota të kuqërremë, kale.

Ose diqka si kjo :
Vakti i 1: Muesli, kos i thjeshtë, boronica, banane
Vakti I 2: Gjoks pule, spinaq, sanduiç domate mbi bukë thekër, mollë
Vakti i 3: Sushi
Vakti I 4: patate e ëmbël, djathë mozzarelle
Vakti i 5: Pule dhe kërpudha te skuqura, perime të përziera me petë ose oriz
Apo edhe :
Vakti i 1: Omelë me speca te grimcuar, kërpudha dhe domate
Vakti i 2: kos i thjeshtë me fara të përziera, arra dhe banane, feta të shalqinit
Vakti i 3: Gjoks pule, feta, domate, lakër, quinoa
Vakti i 4: Tost me pak mermelatë
Vakti i 5: fileto me salmon të pjekur në skarë, oriz ngjyrë kafe, perime të përziera
Informata ekstra
Mesomorfët i përgjigjen mirë kreatinës. Kjo do të ndihmojë rimëkëmbjen e tyre nga stërvitjet atletike dhe t’i ndihmojë ata të punojnë më shumë. Ju gjithashtu duhet të faktoroni në ditët e shërimit. Megjithëse natyra shpërthyese e ushtrimeve atletike minimizon pjesën e qendrore të lëvizjes tuaj e cila ndihmon në largimin e dhimbjes së muskujve, disa lëvizje të lehta në ditët tuaja të pushimit do të ndihmojnë që rrjedha e gjakut të levizë dhe t’ju mbajë të freskët.
Gratë priren të kenë më shumë yndyrë në trup sesa meshkujt, por lloji i trupit dhe madhësia e trupit janë dy gjëra të ndryshme. Të dy burrat dhe gratë mund të kenë somatotipin mesomorfo. Ndikimi I faktorëve gjinorë nuk eshte saktësisht i qartë.
Në një studim u zbulua se fëmijët kanë tendencë të kenë somatotip të ngjashëm me nënat e tyre, megjithëse duhet të bëhen më shumë kërkime.
Në fund, lloji i trupit tuaj përcaktohet nga një numër faktorësh. Gjenetika luan një rol të madh, por gjinia dhe përkatësia etnike gjithashtu mund të kenë ndikim në llojin e trupit tuaj.