Mitet dhe gabimet në menyrën e të ushqyerit që mendojmë se na dobësojnë!

Mitet dhe gabimet ne menyren e te ushqyerit

Të gjithë e kemi bërë këtë gabim. Kemi dëgjuar se diqka ka funksionuar për një person të caktuar dhe duke shpresuar se na ndihmon edhe ne, vetëm se e kemi dëmtuar veten. Jo që nuk na kanë ndihmuar të humbin peshë, më keq ende, kemi shtuar !
Në vazhdim do të shtjelloj disa nga gabimet më të shpeshta që ne I bëjmë me vetëdije të plotë me shpresën që do të na ndihmojnë.

Ushtrimet kardio të shpeshtuara

Shumë shpesh kemi shkuar në fitnes vetëm për të vrapuar dhe për të djegur kalori me masë të madhe duke mos bërë asnjë ushtrim tjetër. Po, ushtrimet kardio ndihmojnë mirëpo edhe kjo e shpeshtuar mund të bëjë dëme të pa kthyeshme në trupin tonë duke filluar nga gjunjët. Trupi mund të djegë më shumë kalori në fillimet e ushtrimeve mirëpo pas një kohe ai do të bëhet paksa imun ndaj vrapimit dhe humbja e peshës do të reduktohet. Duhet gjithsesi të inkuadrohet edhe peshngritja.

Nuk dua të ushtroj me pesha se mund të krijohen muskujt!

Apsurde apo jo? Për të krujuar muskuj do të ju duhen vite të tëra dhe përdorim të steroideve të ndryshme. Vetëm definimi I muskujve kërkon kohë më të gjatë sesa që e kishim pritur e lëre më ti krijojmë apo të dukemi si meshkujt. Krijimin e muskujve tek meshkujt e ndihmojnë tezosteronet mashkullore gjë që tek femrat është në masë shumë më të vogël dhe pa përdorim të produkteve shtesë, nuk do të mund të arrijme atë lloj fiziku edhe po deshtëm.

Ngrënja e 5-7 vakteve në ditë është e mirë sepse ndihmon në përshpejtim të metabolizmit

Nuk është aspak e vërtetë në fakt. E vërteta në këtë qëndron se nuk eshte aspak e rëndësishme së sa herë në ditë hani ushqim, përderisa I përmbahëni kalorive ditore. Është shumë e thjeshtë, ju humbni peshë vetëm nëse hani me pak kalori sesa që shpenzoni. Se sa hani apo kur e hani ushqimin që e doni, nuk ka aspak lidhje, nuk është e rëndësishmë.

Ndalja drastike e marrjes së kalorive

Humbja e shpejt e peshës rezulton në kthimin e saj sapo ti ktheheni normalitetit fatkeqësisht. Zgjedhja më e mirë në këto raste do të ishte të humbisni më ngadal peshë e të siguroheni që ajo nuk do të ju kthehet prap. Ka kalkulatorë të ndryshëm online ku ju mund të llogaritni se sa kalori duhet të merrni Brenda ditës për të humbur peshë. Ndalimi ose mbajtja e dietave ekstreme jep rezultate, e vërtet por, ju do të jeni gjithmon të uritur, të pangopur dhe të lodhur. Kjo do të pranohej vetëm në rastet kur keni ndonjë rast special e dëshironi të dukeni më të dopëta e elegante mirëpo sic e ceka me lart, nëse menjëher I ktheheni ushqimit si me herët, do të shtoni edhe më shumë sesa keni hequr.

Mitet ne ushqim

Trupi juaj fillon të humb kalori vetëm pasi bëni 20 minuta kardio

Trupi humb kalori gjate gjith kohës. Ju humbni kalori kur ecni, kur ushqeheni, kur beni ushtrime me pesha, kur shkoni në market, pastroni shtëpinë etj. Gjdo lëvizje e juaja ka nevojë për energji dhe duke shpezuar energji, ju djegni kalori. Normalisht, kaloritë që hargjohen duke bërë aktivitete ditore janë më të vogla sesa ato që ju I shpenzoni në ushtrime, dihet, por kjo apsulutisht nuk do të thot që ju nuk I humbni ato pa bërë 20 minuta ushtrime kardio apo vrap.

Nuk duhet të hani karbohidrate në mrbrëmje sepse shtoni peshë!

Përderisa karbohidratet janë të kontrolluara, hani me masë dhe I llogaritni, ska aspak rëndësi kur hani, edhe në gjumë, në humbim peshë. Ndonjëherë nuk na hahet ditën por në mbrëmja trupi dhe organizmi kërkon diqka, ndodh shpesh, ajo sdo të thot që ju duhet të flini të uritur, por që duhet të hani pak, ta largoni atë ndjenjë. Sic e ceka më lartë, le të jetë e kontrolluar ushqimi që e merrni dhe të mos tejkalohen kaloritë ditore.

Të gjitha kaloritë janë të njejta !

Trupi jonë I shëndrron kaloritë në energji të cilat më pas shpenzohen përmes aktiviteteve të ndryshme mirëpo, jo të gjitha kaloritë janë të njejta. Nuk është njejt si të merrni kalori nga proteinat si nga karbohidratet, nuk e kanë të njejtin efekt në humbjen e peshës. Zavendësimi I karbohidrateve me proteina edhe ju a shpejtoj metabolizmin.

Hapat dhe qajat mund të ju ndihmoni të humbni peshë!

Mashtrohemi shumë shpesh dhe shpenzojmë shuma të mëdha të parave për të blerë lloje të ndryshme të qajave, kafeve, hapave dhe gjërave të tjera të ngjashme, duke menduar se vërtetë do të na ndihmojnë të humbim peshë. E vërteta mbrapa kësaj qëndron në faktin se ne sapo të fillojmë të marrim ndonjë suplement të tillë, e kontollojmë mënyrën se si hamë dhe cka po hajmë. Mu për këtë shkak pastaj humbja e peshës mund të filloj, pra, sepse ne kujdesemi në ushqim jo pse po marrim diqka.

Heqja e yndyrës nga dieta të ndihmon në humbje të peshës

Eleminimi I yndyrnave nuk të ndihmon në humbjen e peshës, në fakt, vetëm mund të ndikoj në shtim të saj. Marrja e yndyrnave të shëndetshme është esencjale për funksjonimit e rregullt të metabolizmit. Shpesh ne I zavendësojmë yndyrnat me sheqerna të rafinuar dhe vetëm se e përkeqsjomë gjendjen tonë. Përdorni yndyrna të shëndetshme si avocado, salmoni, vaji I ullirit, vaji I kokosit, farat e lirit, arrat, bademat etj, që kanë shumë ndikim në humbjen e peshës.

cka ndikon ne humbje peshe

Nuk ka rëndësi cfar hani përderisa I llogaritni kaloritë

Për të humbur peshë duhet të hani më pak kalori sesa shpenzoni. Llogaritja e tyre do të ju ndihmoj të mos I kaloni caket e vendosura por, kjo nuk do të thot që ju do të hani ushqime të shpejta apo jo të shëndetshmë në atë limit të dhënë. Po e bëtë këtë, ndoshta edhe do të humni peshë, mirëpo trupi juaj mund të vajtoj pasoja të tjera më pas. Qëndroni në zgjedhjen e ushqimit dhe hani shendetshëm.

Të gjithë humbin peshë njësoj

Sa herë ju ka ndodhur të filloni një dietë me shoqen apo motrën tuaj, të hani të njejtat gjëra, të bëni të njejtat ushtrime e në fund të javës ajo të ketë 2 3 kilogram më pak kurse ju të mos lëvizni fare? Qindra herë apo jo? Më ka ndodhur edhe mua mirëpo është shumë normale. Trupat, metabolizmat ndryshojnë njëri nga tjetri dhe për shkaqe natyrore nuk është e mundshme për të gjithë të humbin pesh njëlloj. Duhet të keni pakëz durim

E vetmja mënyrë për të humbur peshë, është ndalimi I karbohidrateve

Cka nënkuptoni në fakt me karbohidrate? Disa prej tyre janë shumë të nevojshmë për funksjonimin e organizmin tonë dhe duhet të përdoren patjetër si p.sh frutat e ndryshme. Po, duhet të eleminohen karbohidratet kur duam të humbim peshë por, ato që duhet të largohen janë sheqeri, embelsirat e të tjerat si këto që janë të përpunuara. Karbohidratet që vijnë nga frutat e ndryshme, përmbanjnë edhe fibra të cilat pastaj ndihmojnë në pershpejtim të metabolizmit. Pra jo ti ndaloni komplet, ti hani me masë dhe ti merrni vëtëm ato karbohidratet natyrale dhe jo ato të përpunuarat.

Për fund :

Humbja e peshës varion nga një njeri tek tjetri, nga njëri organizëm tek tjetri dhe arritja e asaj që dëshironi mund të kërkojë kohë dhe durim për shum nga ne. kryesorja është të mos heqni dorë, mos përdorni ushqime të gatshme, të përpunuara, pini uje në vend të lëngjeve, të mos përdorni sheqerëra, brumëra dhe ëmbelsues artificial sepse mund të ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
Paqit fat !