Receta të shëndetshme me lulelakër

receta me lulelakra

Lukelakrën e kemi menduar gjithmonë si një perime vetëm për hijeshi e jo me shumë shije. Dikur, por jo më. Lulelakra mund ti zavendësoj disa nga ushqimet të cilat ne as nuk e kemi besuar duke filluar nga orizi, brumi I picave, pure të patateve etj.

Më poshtë do I ndaj me ju disa nga recetat më të preferuara të të gjitha kohërave me lulelakër.

Kroketa me lulelakër:

Për këte recetë do të ju duhen:

Gjyëm lulelakre

1 vezë të rrahur

1 cup djath cheddar të gritë

1 cup parmesan

2/3 cup thërrime buke

Krip

Biber të zi

½ cup keqap

Fillimisht ndizeni furrën për pjekje. Në një tavë për pjëkje, vëni një letër për gatim me pak vaj.

Në një blender, bluani lulelakrën e zier komplet pastaj vëjeni në një leckë të kuzhinës dhe shrydhjani ujin.

Transferojeni lulelakrën në një enë të madhe me vezët, parmezanin, thërrimet e bukës dhe përzini mirë. Vëni krip dhe biber përmbi për shije.

Merrni me një lugë të vogël dhe formësoni masën e krijuar në toptha të vogël, sikurse kroketa,  vëni në tavën për pjëkje dhe futni në furrë për 15 deri 20 minuta.

Servojeni me keqap.

Mund ti pjekni edhe në fritezë me vaj.

1 cup – 128 Gram.

2/3 cup – 85 gram

½ cup – 64 Gram

Oriz me lulelakër

Orizi me lulelakër mund të jetë një zgjidhje e mirë kur dëshironi të ikni nga karbohidratet e shumta që orizi normal ofron. Është shumë e lehtë dhe mbi të gjitha, e shijshme.

Për këtë recetë do të ju duhen:

1 lulelakër,

2 lugë vaj ulliri,

2 lugë magdanoz,

Krip dhe biber të zi.

Fillimisht e bluani lulelakrën tërësisht. E vëni në një leckë kuzhine dhe ja largoni ujin duke shtrydhur komplet.

Nxejeni vajin në një tigan, shtojani lulelakrën dhe fërgojeni deri sa të zbutet. Për fund, shtojani melmesat dhe mund ta servoni menjëherë.

Për fund

Bukë e vogël me lulelakër.

buke me lulelaker

Për këtë masë duhet, 1 lulelakër, 2 vezë, 150 gram djath mozzarella, 150 gram parmesan, melmesa dhe krip.

Përzijeni masën në një enë të thellë deri sa të jëtë masa homogjene. Vëjeni në një tavë për pjekje të mbuluar me letër. Jepjani një formë dhe piqeni per 25 minuta në 180 gradë. Sapo të jetë e skuqur përmbi, largojeni nga furra dhe mbusheni përmbi me më shumë mozzarella dhe me sugjuk shtëpije, përshutë ose mish sipas dëshirës tuaj. Futeni edhe një herë në furrë deri sa të shkrihet djathi dhe mund ta shërbeni sapo të ftohet pakëz.