A doni të rrini në ketozë po prap te keni mundësi ti shijoni ushqime të shijshme? Do të ju ndihmojmë me shumë dëshirë duke shpërndarë me juve disa Receta shumë të lehta por edhe të pazëvendësueshme, të cilat me siguri do I bëni pjesë të pandashme të kuzhinës tuaj.
“Omlet me mish pule dhe perime”
E pelqej shumë këtë recetë sepse përmban shumë vlera ushqyese po në të njejtën kohë, është edhe shumë e shijshme.
Për përgaditjen e recetës duhen:
500 gr gjoks pule (për 4 deri 6 persona)
2 vezë
200 gr Kaqkavall
Karrota dhe brokoli rreth 250 Gr
Krip dhe Biber të zi për shije
Si fillim, e bluajm mishin e pulës në blinder, e vëjmë në një enë të thellë. I thejmë vezët mbi mishin, I kthejmë kaqkavallin përmbi dhe I përziejm. Karrotat dhe brokolin e bluajm gjithashtu dhe I përziejm me pjesen tjetër, I qesim krip dhe biber të zi për shije dhe I kthejmë në 1 tavë për pjekje.
Ndezim furrën në maksimum dhe e lëmë të ngrohet pak pastaj e fusim tavën për pjekje. Të piqet rreth 20 min, derisa te shihni që është pjekur mjaftueshëm.
Ju bëftë mirë.
Gjoks pule me Kungulleshkë dhe domate

Për këtë recetë do të ju duhen:
2 copë gjoksa pule mesatare
1 kungulleshkë mesatare
2 domate
Kripë dhe biber të zi për shije.
Si fillim, I prisni gjoksat e pulës në mes, I Marinoni me krip dhe biber të zi pastaj I vëni në një tigan për skuqje. Sapo të jetë mishi I gatshëm, presim kungulleshkën dhe domatet. Heqim mishin nga tigani dhe vëjmë në një tavë për pjekje. Në tigan vëjmë kungulleshkën dhe domatet për tu skuqur. Përmbi I qesim krip, biber të zi dhe oregano. Sapo të skuqen ja bashkangjisim mishit dhe I fusim në furrë për 20 min. Pasi ti largojmë nga furra, I qesim djath të grirë përmbi dhe I fusim në furrë edhe njëherë derisa të shkrihet djathi.
Ju bëftë mirë