Si të humbim peshë?

Ide dhe truke për të nxitur djegien e dhjamit

Pesha e madhe, përveq që nuk po duket mirë, ndikon keq edhe në shëndetin tonë. Po si t’ja bëjmë? Jo, lehtë nuk është dhe për shum njerëz duhet më shumë se ushtrimet për të hequr atë peshë të padëshiruar dhe për të arritur atë idealin e shumë ëndërruar.
Është e thënë se “You are, what you eat” pra, jeni cfarë hani. Kjo do të thotë thjesht se ne jemi fajtorët kryesorë të kësaj gjendje. Është shumë e vështirë ta pranojm këtë mirëpo thellë e dimë se është e vërtetë. Po si vendosëm pikën diku, kjo nuk do të ketë të ndalur. Mos hani gjërat që fëmijët lënë mbrapa, leni edhe ju, mos I bëni ata fajtor që ju nuk ndaleni duke ngrënë.

Në vazhdim do të ju tregoj disa ide dhe truke që mund ti përdorni cdo ditë dhe që mund të ju ndihmojnë të bini në peshë.

Pini më shumë ujë

Po, është e thënë mijëra herë dhe e keni dëgjuar shumë herë e nga të gjithë. Triku këtu është se uji ju mbanë të ngopur e pastaj edhe të hidratuar. Shpesh hajmë sepse mendojmë që jemi të uritur kur në fakt gjithqka që na duhet është një gotë me uj. Pini shum ujë, gjatë gjith kohës, para buke, gjatë ushqimit e edhe pas tij. Zëvendësojeni me lëngje sepse uji do të pastroj oranizmin tuaj dhe do të ndihmoj në zvogëlimin e porcjoneve ushqimore sepse kur pini më shumë ujë do të ndiheni sikur keni ngrënë shumë. Kjo do të ndihmoj pastaj edhe në humbjen e peshës gjat gjithë kohës.

Hani më shpesh

Cfarë do të thot kjo? Kjo do të thot që ju duhet patjetër të keni mes-ushqime. Po e bëtë këtë si zakon dhe hani në mes të ushqimeve, për vaktet kryesore do të mund të hani më pak dhe të mjaftoheni. Nuk do të thot që duhet të hani ëmbëlsira, jo, hani më shumë pemë e perime ose ndonjë qokolladë të zezë të vogël. Si mes ushqime do të preferoheshin shumë bademat, arrat, kikirikët ose fara luledjelli. Me masë normalisht por edhe do të ja u heqin atë ndjenjën e urisë që mund ta keni.
Mos e kaloni mëngjesin

Mëngjesi është njëri ndër vaktet kryesore të ditës. Po e kaluat atë nuk do të humbni peshë. Në fakt, kalimi ose mos ngrënja e vaktit të mëngjesit mund të ju bëj vetëm më keq sepse ju po nuk u ushqyet mirë atëherë dhe po si morrët nurtricjonet e nevojshme, do të ndiheni të uritur gjat ditës dhe do të hani dyfish më shumë.

Hani ushqime të freskëta

Mos përdorni sallata të gatshme të blera nëpër markete ose diqka të përpunuar. Përdorni më përpara perime të freskëta dhe pregaditni ushqime me to. Gjat përpunimit, shumë vitamina të shëndetshme mund ta humbin vlerën e tyre mirëpo po u morrën të freskëta, do të mund të keni edhe më shumë përfitime. Kjo do të jetë edhe një hap para në humbjen e peshës së padëshiruar.

Hani porcione më të vogla

Truri jonë është manipulues kështu që ne duhet të jemi gjithashtu. Stomakut I duhen rreth 20 minuta për ti thënë trurit se është ngopur pra, hani më pak dhe më ngadal. Po vendosët ushqimin në pjat më të madhe e ka ende aty hapsirë, truri do të mendoj se ka ende hapsirë edhe në stomakun tuaj. Porcjonet më të vogla do të ju mbajnë njëlloj të ngopur. Hani deri kur të ndjeni se jeni plot e atëherë ndaluni. Mos u ngopni plotësisht, leni pakëz vend që të mos e ngarkoni lukthin shumë.

Mos I ndaloni ushqimet që I doni

Pak absurd apo jo? Por në fakt është e nevojshme sepse po deshët shumë të hani diqka, po ju kapi nevoja për ta ngrënë atë ushqim të caktuar, është më mirë ta merrni e ta hani me një masë të vogël sesa të qëndroni ashtu. Po I ndaluat komplet, do ti dëshironi më shumë. Duhet gjithsesi të ketë nga një vakt ku ju mund ta prishni pakëz dietën.

Pini kafe para ushtrimeve

Kofeina ndihmon jashtëzakonisht shumë në përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e dhjamit. Kur pini kafe pa shtuar sheqernat apo ëmbëlsues të ndryshëm, kafeina tërheq acidet yndyrore nga qelizat dhjamore duke ndihmuar kështu djegien më të shpejt të yndyrës në trup. Pra, mos përdorni sheqer në kafen tuaj para ushtrimeve nëse doni të përfitoni prej këtij procesi.

Hani mjaftueshëm pemë dhe perime

Pemët dhe perimet kanë pak kalori e yndyrë mirëpo janë shumë të pasura me fibra, kanë tre përbërësit më të rëndësishëm për humbjen e peshës. Përveq kësaj, ato përmbajnë edhe shumë vitamina e minerale. Fibrat ju ndihmojnë të ndjeheni të ngopur dhe kjo nuk do të ju lejoj të hani më shumë.

Mbushuni me yndurna të shëndetshme

Shumë njerëz mendojnë se po të përdorin yndyrna në ushqime, ato do ti trashin edhe më shumë. Nuk është e vertetë, gjërat nuk funksjonojnë ashtu. Disa yndyrna janë esenciale për funksionimin e organizmit tonë si p.sh Omega 3 dhe Omega 6 sepse trupi nuk mund ti prodhoj vet. Omega 3 sidomos, ka një ndikim shumë të madh në shendetin tonë. Edhe pse ka mundësi të mirret përmes ca ushqimeve, do të ishte mirë edhe të mirret si vaj I peshkut, kapsula, për ti plotësuar nevojat tuaja.

Mos mbani ushqime të shpejta

Fatkeqësisht për mua e vetmja mundësi për të mos ngrënë ushqime të pashëndetshmë, ishte duke mos I blerë. Kur I kemi ushqimet në shtëpi, do të endemi poshtë e lart po në fund prap do ti hamë. Në vend të qokolladave, cipsave e gjërave që do të na pengojnë në dietën tonë, mbusheni frigoriferin me pemë, perimë, keksa dietal e gjëra të ndryshme. Është më mirë mos ti kemi fare sesa të hamë që ato të mos prishen!

Hani ushqime të djegësta

Përdorimi I melmesave të djegsta do të ketë edhe efekte të tjera përveq që e bën ushqimin tuaj më të shijshëm. Ngrënja e ushqimit të djegëst mund të ndihmoj në aktivizimin e metabolizmit. Duke ngrënë këtë lloj ushqimi, trupi juaj do të lëshoj më shumë nxehtësi për ta tretur atë. Kjo do të rezultoj në më shumë kalori të djegura. Mund ta përdorni edhe gjingjerin e biberin e zi.

Planifikojeni ushqimin gjatë javës

Do të jetë një ndihmë e madhe kur ju e dini se cfarë do të hani gjatë gjithë javës, sidomos për shoping. Sigurohuni që ti llogaritni kaloritë dhe mos ta kaloni maksimumin që mund ta hani Brenda ditës. Provoni të bëni plane paraprakisht për mëngjesin, drekën, darkën e mesvaktet.

Për fund, ndalojeni alkoholin. Alkoholi në thelb bëhet nga sheqernat dhe elbi e nishestja. Shumica e pijeve alkoholike fermentohen dhe distolohen. Kjo mund të spjegoj pse pijet alkoholike kanë shum kalori. Një gotë verë e kuqe ka kalori njejt si një copë qokollade. Kjo pastaj do të ndikoj në vështërsimin e heqjes së djamit në trupin tonë.