Për të luajtur rolin si Wonder Woman aktores Gal Gadot i duhej të mbante një program intenziv të ushtrimeve për të arritur formën ideale. Në një intervistë per New York Times aktorja tregon qfarë programi ushtrimesh ka përdorur për të arritur gjendjen e saj fizike. Ajo po ashtu tregon rreth dietës të cilën e ka përdorur.
Nuk ishte e lehtë, thotë ajo. Nga një modele më duhet të shëndërrohesha në një kampione olimpike. Por rezultatet e ushtrimeve më jepnin vullnet për të vazhduar më tutje.

Përmbledhje e rutinës së ushtrimeve dhe dietës së aktores
Ushtrime: Për rolin e saj ajo duhet të kishte një trup te ushtruar mirë por edhe një fizik të bukur. Ajo ushtronte shumë kardio me një përzierje të ushtrimeve me pesha në palestër.
Dieta: Në përgjithsi dieta e saj është krijuar mbi tri principe: Ngrënja e vakteve ushqimore të pasura me perime të gjelbërta dhe proteina, konsumimi i minimum 1.5 litër ujë gjatë ditës dhe ngrënja e ushqimeve në sasi të mjaftueshme që të ketë energji për ushtrime.
Trupi: Për të arritur një trup si Wonder Woman duhet te kaloni së paku 1 orë në ditë në palester. Mirëpo të ushqyerit mirë dhe sasia e mjaftueshme e gjumit cdo ditë është po ashtu shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme vetëm koha që shpenzoni në palestër, por si shfrytëzoni kohën jashtë palësrës po ashtu.

