Benefitet e Karantinës

yoga-ushtrime-per-shtepi

Në jetën e përditshme është mjaftë e vështirë të gjeni kohë për të gjitha gjërat të cilat keni dëshirë ti bëni, por në këto ditë të vështira në karantinë pse të mos mendojm dhe të shfrytëzojm kohën në mënyrën më pozitive që është e mundur.

Të gjithë jemi ankuar se si do të qëndrojm në shtëpi për  javë e muaj të tëra por cilat janë disa nga benefitet e karantinës:

Keni më shume kohë të qëndroni me më të dashurit tuaj, të kaloni kohë në qendrimin ditorë me familjet tuaja t’i shtrëngoni fortë e të rikujtoni se jeta nuk është vetëm strese te punës shkollës e të jetës përderisa jeni të shëndosh dhe afër familjeve tuaja pse të mos jeni të lumtur.

Stresi i jëtes është dicka që të gjithë ne ankohemi çdo ditë, por cilat janë disa mënyra për ta ulur nivelin e stresit një nga to është Yoga. Yoga është e njohur për aftësinë e saj për të lehtësuar stresin dhe për të qenë më të relaksuar dhe gjithashtu gjatë disa hulumtimeve tregohet se Yoga është mjaftë e sukseshme për largimin e anktheve por në këto ditë ajo po njihet më shumë si një terapi për të përmirsuar cilësin e jetës. Disa benefite tjera të saj janë: ndihmonë në gjumë më të mirë, mund të luftojë depresionin, mund të zvogëlojë dhimbjen kronike,përmirëson fleksibilitetin dhe ekuilibrin etj. Prandaj pse mos të shpenzojm pak kohë duke e provuar Yoga-n gjatë karantinës.

Benefitet e Karantinës, beni yoga ushtrime

Keni dashur të jeni fit? Por fatkeqësisht palestrat janë të mbyllura, nuk mund të dorëzoheni kaq lehtë. Janë vetëm dy mënyra se si mund të dilni nga vetë-izolimi:  super fit ose në nevoj për një supër dietë, pas ngreniës pa kontrollë dhe mungesës së aktivitetit, pra është momenti t’i thuani vetës “ Unë mund ta bëj këtë” të ushtroni në shtëpit e juaja. Së shpejti Bëhu fit do tju prezantoj programe falas për ju.

Kliko këtu të shikoni se si ushtron aktorja e famëshme Gal Godot.

peme-dhe-ushqim

Ushqimi është substanca e konsumuar për t’i përmbushur nevojat ushqyese për organizmin tonë.Ushqimi është zakonisht me origjinë bimore ose shtazore, dhe përmban lëndë ushqyese thelbësore, të tilla si karbohidratet, yndyrnat, proteinat, vitaminat ose mineralet.Me dieta nënkuptojm zgjedhje e llojeve të ushqimeve që i hani për të mirën e shëndetit, për dobësim ose për arsyje mjekësore.

Një dietë e shëndetshmë mund të ndërroj mënyrën e jetesës tënde duke përmisuar shendetin, të qëndroni në pëshën e duhur për trupit tuaj por edhe ndikon në shëndetin mendorë si në disponim, në depresion ankthë etj. Kjo është mundësia  juaj të zgjedhni llojet e ushqimeve të cilat janë te mira për juve. Ushqimet e freskëta , vaktet e përgaditura nga duart tuaja janë fillimi i një jetë më të mirë.

Këto që përmendëm më lartë janë vetëm disa nga benefitet e karantinës por ka edhe me shumë siç janë:

Lexoni librin që keni dashur për shumë kohë po ishit të lodhur nga puna shkolla dhe nuk mund ta lexonit,

Shikoni filmat më të ri, të cilët kishit obligime të tjera dhe nuk mbrritin ti përcjellni 

Provoni recetat që keni bëre plan ti gatuani.

Me një  fjalë mos menoni në mënyrë negative , shfrytëzoni çdo moment, çdo ditë  fokusohuni në gjëratë e rëndësishme  dhe të kalojmë këto ditë karantine së bashku.

Lexoni këtë artikull interesant në lidhje me ushtrimet në shtëpi: https://www.bornfitness.com/beginner-resistance-band-workout/